-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miqësorja e dytë, Shqipëria U-17 mposht Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Shqipëria U-17 ka zhvilluar miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut U-17, ndeshje e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” e që përfundoi me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 3-1. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Erigestino Pepnikaj, Tedi Malaj dhe Ergis Arifi.

Nisja është e shpejtë dhe menjëherë Maqedonia e Veriut kalon në avantazh kur në minutën e pestë. Tre minuta më vonë Shqipëria i afrohet barazimit me Tedi Malajn, i cili merr një top në zonë shumë afër portës dhe në momentin e fundit bllokohet nga mbrojtja.

Pikërisht nga goditja e këndit lind edhe barazimi i Shqipërisë. Erigestino Pepnikaj provon në tentativën e parë me kokë, teksa mbrojtja e bllokon, në tentativën e dytë gjuan me të djathtën, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke baraspeshuar shifrat në 1-1.

Shqipëria U-17 e ka marrë veten pas startit të ngadaltë dhe në minutën e 30-të arrin të gjejë golin e avantazhit me Tedi Malajn, i cili merr një top në hyrje të zonës dhe pas një lëvizje të bukur godet saktë me një diagonale duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e kuqezinjve, ndërsa pjesa e dytë vijon me të njëjtin ritëm me Kombëtaren shqiptare më shumë iniciativën në fazën sulmuese. Në minutën e 50-të Oresti Rifa fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës, goditje që e ekzekuton po vetë.

Në vend që të godas portën Rifa pason në zonë për Ergis Arifin i cili me të parën gjuan saktë dhe realizon golin e tretë për Shqipërinë, me një skemë që rezulton efikase. Shqipëria U-17 fiton me rezultatin 3-1 pas një paraqitje shumë të mirë, ndërsa edhe në miqësoren e parë të së hënës barazoi 0-0 me Maqedoninë e Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit