Stuhitë e forta të pluhurit kanë goditur 5 qytete në juglindje të Iranit duke përfshirë Zabol, Zahak, Hamoun, Hirmand dhe Nimrouz. Sipas mediave të huaja, rreth 1.059 njerëz kanë përfunduar në spitale nga të cilët 145 ndodhen në gjendje të rëndë.
Ai shtoi se forcat e ndihmës dhe të shërbimit janë në gatishmëri të lartë. Zyrtarët thonë se erërat e forta me një shpejtësi maksimale prej 101 km/h përshkuan qytetin e Zabulit të martën dhe pluhuri ka ulur dukshmërinë horizontale në 600 metra.