Të shtëna me armë zjarri në Vorë. Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” duke dalë nga banesa dhe qëlloi në ajër me armë zjarri kallashnikov.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj. I arrestuari është L. M. 19 vjeç. Procedohet penalisht një i mitur 15 vjeç. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra.