Një grua 70-vjeçe ka vdekur pasi ka rënë nga një objekt në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë. Për rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00.
“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka deklaruar Borovci.