Ditën e sotme është gjetur i pajetë pranë banesës së tij 27-vjeçari, Ibrahim Ahmetaj.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 18:30 në lagjen lagjen Gërhot në Gjirokastër ku dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
EMRI/ U gjet i pajetë pranë banesës në Gjirokastër, dyshime për vetëvrasje
Mësohet se 27-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për rastin.