Kapet në flagrancë duke vaditur bimët narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush, vihet në pranga autori, Ervis Trifoni 37 vjeç, banues në Sheq-Marinas, Fier. Asgjësohen nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike kanabis.
Policia ka publikuar pamjet e momentit kur fieraku kapet duke vaditur kanabisin mes hardhive të rrushit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
@5pyetjet.alÇfarë po bën? Policia kap mat fierakun duke vaditur kanabisin