Një sulm me thikë gjatë një ore të zakonshme leksioni la të plagosur një profesor dhe dy studentë në Universitetin e Waterloo në Kanada të mërkurën.
Një i dyshuar hyri në një klasë dhe goditi me thikë tre të lënduarit, raporton CNN.
Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në spital.
Ndërsa i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë publik, u gjet brenda së njëjtës godinë dhe u arrestua.
Nuk dihet ende motivi i këtij sulmi, por autoritet thonë se i dyshuari po merret në pyetje
Është ende e paqartë nëse i dyshuari kishte lidhje me universitetin apo nëse ai njihte personalisht ndonjë nga të lënduarit.
Universiteti Waterloo ndodhet rreth 70 milje në perëndim të Torontos.