-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të “MEK”

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm në hyrje të kampit të muxhahedinëve në Manzë zbarkoi një patrullë policie për të kontrolluar hyrje daljet. Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër duke e cilësuar terror policesk që po ushtrohet ndaj refugjatëve të MEK në Manz.

“Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.

I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit