-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Disfata në zgjedhje, Tsipras jep dorëheqjen

Kryesoret

Alexis Tsipras ka njoftuar ditën e sotme dorëheqjen nga drejtimi i SYRIZA.

Ai dha dorëheqjen për mes një deklarate të jashtëzakonshme nga Zappeion, më pak se 24 orë pas disfatës së re të rëndë elektorale të 25 qershorit.

Dorëheqja e Tsipras vjen pas humbjes së rëndë të zgjedhjeve të dyta të zhvilluara në Greqi brenda këtij viti.

Në zgjedhjet parlamentare  partia qeverisëse e Greqisë, Demokracia e Re e cila udhëhiqet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shënoi një fitore të madhe.

Me shumicën e votave të numëruara, Demokracia e Re mori një epërsi prej 40.8%, duke mposhtur partinë e së majtës së thellë – Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 deri në vitin 2019, me 20.1%.

Por rezultati ishte katastrofik për Syriza-n dhe udhëheqësin e saj, Alexis Tsipras i cili ditën  e sotme vendosi të heqë dorë nga posti i tij.

“Jam i vetëdijshëm se vendimet e mia prekin edhe njerëzit e tjerë. Siç thashë, pas zgjedhjeve është fundi i një cikli historik. Tani është koha për të hapur kolektivisht një cikël tjetër. Unë fola për nevojën për vendime të vështira dhe të guximshme.

Le të krijojmë një SYRIZA të re që i përgjigjet sfidave të reja të kohës. Këto vendime të vështira dhe të guximshme më shqetësojnë edhe mua, që isha në krye të SYRIZA-s në ciklin historik që po mbyllet.

Udhëtimi që bëmë së bashku ishte i rrezikshëm, plot gracka, por edhe emocionues. Një parti e vogël u bë shtylla kurrizore e fraksionit përparimtar në vend. Partia e parë e majtë që u bë qeveri në Evropë, në rrethana tepër të vështira. 

Unë pata fatin dhe nderin që isha kryeministri i parë i majtë ndonjëherë i vendit,” u shpreh ai gjatë deklaratës së mbajtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit