Humbet qeveria britanike. Gjykata ka vendosur që të rrëzojë planin e qeverisë për të dërguar emigrantët e paligjshëm, përfshirë shqiptarët në Ruandë deri në momentin që të merrej vendimi nëse do të pranohej kërkesa e tyre për azil apo jo.
Sipas BBC-së, dy nga tre gjyqtarët arritën në përfundimin se mangësitë në sistemin e azilit në Ruandë nënkuptonin se ekzistonte një “rrezik real” që azilkërkuesit mund të ktheheshin ose të përballeshin me persekutim ose ndonjë tjetër trajtim çnjerëzor atje.
“Dy nga gjyqtarët deklaruan se Ruanda nuk është një vend i tretë i sigurt” për këtë arsye nisma u rrëzua.