Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar përsëri lidhur me gjendjen e Spitalit të Lushnjes, pas deklaratave të Ministrisë së Shëndetësisë që mohuan denoncimet e tij të mëparshme.
Korreshi ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje që tregojnë kushtet e vështira të spitalit dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente për përmirësimin e situatës në këtë institucion shëndetësor.
“Spitali i Lushnjes është në kushte alarmante. Hyrja e repartit të imazherisë është e mbushur me mbetje dhe kanalet janë të bllokuara, ndërsa jashtë ambienteve janë krijuar pellgje të mëdha që kanë mbuluar gjithë territorin. Edhe morgu, i cili funksionon, është në gjendje të papranueshme, me mbetje dhe mbishkrime si ‘Mos parko’ në derën e tij.”









