Tronditet Shkodra! Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “10 Korriku” në një garazh, që ndodhej afër shtëpisë.
Garazhi është në pronësi të një 52-vjeçari me inicialet A.U. fatmirësisht nuk ka të lënduar. Në momentin e shpërthimit në garazh nuk ka pasur asnjë person.
Ende nuk dihen motivet, nëse 52-vjeçari ka konflikte. Është marrë në pyetje nga policia.