Qeveria ka miratuar sot një vendim favorizues që maturantët që zgjedhin degët prioritare për studime të marrin bursa sa paga minimale.
Sipas vendimit, programe si bujqësia, disa inxhinieri, turizmi, mësuesia dhe ndërkohë ata maturantë që kanë mesatare mbi 8.5 dhe që zgjedhin një nga këto programe, përfitojnë një bursë sa paga minimale çdo muaj.
Ndërkohë detyrimi i tyre është që pas diplomimit të qëndrojnë 3 vite të japin kontribut për vendin. Të njëjtën bursë sa paga minimale e përfitojnë studentët ekselentë ashtu sikurse edhe ata që fitojnë olimpiada ndërkombëtare.
Protesta kundër punës me detyrim/ Qeveria: Nëse nuk marrim masa ngelim pa mjekë
“Bëhet fjalë për vendimin për programet prioritete. Ne kemi shpallur një listë të programeve prioritare si bujqësia, mësuesia, turizmi. Ata që kanë mesatare mbi 8.5 të përfitojnë një bursë sa paga minimale çdo muaj me kushtin që në 3 vite të japin kontributin e tyre brenda vendit.
Sot kemi vendosur që ti ndajmë kuotat për këto bursa sipas universiteteve. I gjithë buxheti që ministria ka në dispozicion ti ndajë me kuota në varësi të universiteteve. Kemi vendosur të heqim kriterin 8.5 të mesatares që ata që përfitojnë bursa për të ndjekur këto programet.
Në mësuesi mesatarja duhet të jetë mbi 7.5. në disa programe si në bujqësi, edhe me mesatare 7.5 mund të jetë i suksesshëm. Kemi hequr edhe kriterin që duhet ta ruajë mesataren përgjatë studimeve. Në VKM ekzistuese maturantë duhet të ruanin mesataren.
Ne këtë e kemi hequr. Në listë kemi përfshirë edhe arsimin fillor, arsimin parashkollor, disa programe të inxhinierisë. i ftoj maturantët ta vlerësojnë këtë mundësi me kushtin që kur të diplomohen të japin kontribut në Shqipëri për 3 vite”, u shpreh Kushi.