Policia Italiane ka arrestuar 13 persona me origjinë kosovare/shqiptare, pasi dyshohen si të përfshirë në një organizatë trafikimi qeniesh njerëzore nga Rruga ballkanike.
Operacioni u zhvillua më 26 -27 qershor, ndërkohë hetimet kishin nisur që në nëntor 2021.
U evidentuan kalime sistematike të automjeteve në momente të caktuara të ditës, duke hedhur dyshime se ato mund të përdoreshin për transportin e paligjshëm të emigrantëve.
Detyrat e çdo anëtari ishin të siguronin shërbimet e transportin e emigrantëve në Itali dhe të plotësonin sipas kërkesave rolet e tyre si dhe me “ndërrime në procesin e punës”.
Për sa i përket mbajtjes dhe ruajtjes së të ardhurave që rridhnin nga veprimtaria e paligjshme, trafikantët kishin krijuar një fond të përbashkët, menaxhimi i të cilit rezultoi se i ishte besuar një gruaje e besuara e organizatës, në lidhje familjare me disa anëtarë të këtij grupimi.
U konstatua se ky grupim kriminal ishte një organizim të mirë strukturuar jo vetëm nga ana burimeve njerëzore, por edhe nga ana e automjeteve. Në fakt, zotëronin një flotë të madhe makinash, disa prej të cilave ishin në pronësi të anëtarëve apo merreshin me qira.