Babë e bir u vranë sot në një fshat të Dukagjinit në derë të shtëpisë së tyre. Të ndjerët kishin shkuar për të parë dëmet në shtëpinë e tyre në fshat, e cila ishte djegur një natë më parë nga persona të paidentifikuar.
Një nga pistat e hetimit për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë, të njësisë Pult në Dukagjin është ajo e kultivimit të kanabisit.
Autori që dyshohet se ka vepruar i vetëm, i ka pritur dhe i ka ekzekutuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 të ditës së sotme, por është bërë publike vetëm në orën 18:15 pasi zona ku ka ndodhur ngjarja është e largët nga Shkodra dhe me shumë pak njësi banimi.