-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Paris, pezullohet transporti publik, 40 mijë efektivë në terren

Kryesoret

Franca do të mobilizojë 40,000 oficerë të enjten në mbrëmje, mes frikës së një nate të tretë trazirash në kryeqytet, të shkaktuara nga vrasja fatale e një djali 17-vjeçar nga policia.

Shërbimet e autobusëve dhe tramvajit gjithashtu do të mbyllen më herët, në mënyrë që të mos jenë “shënjestra për banditët dhe vandalët”, tha një zyrtar francez sipas Sky News.

Ndërkohë, një qytet në periferitë jugperëndimore të kryeqytetit njoftoi një shtetrrethim brenda natës për të zgjatur gjatë fundjavës.

Clamart, një qytet me një popullsi prej 54,000 banorësh, njoftoi se shtetrrethimi do të ishte midis orës 21:00 deri në 6 të mëngjesit nga e enjtja mbrëma deri të hënën.

Si pasojë e protestave për vrasjen e 17-vjeçarit janë djegur dhe sulmuar ndërtesa dhe automjete, ndërsa mijëra francezë kanë shfaqur indinjatën e tyre përmes tubimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit