Një i ri shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ka goditur me shishe qelqi një 34-vjeçar në Hamm.
Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar, ku 28-vjeçari ka goditur me gotë dhe me një shishe birre qelqi 34-vjeçarin.
I plagosuri pësoi lëndime të mëdha saqë iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
28-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.