-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell: Presion të fortë! Michel: BE, konferencë për Kosovën dhe Serbinë

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi sot se është dakord për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre. “Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së.

Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi]. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi thënë se duam të përpiqemi maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Në nisje të samitit të BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell tha se do të njoftojë liderët e vendeve për situatën.  “Do t’i njoftoj liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre për të shmangur deeskalimin dhe për t’u kthyer në normalitet. Shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren, ekonomikisht dhe politikisht për t’ua bërë të qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim vjen me një kosto” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit