Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Sipas informacioneve të para tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të kryer ekspertizën. Nga aksidenti është krijuar kaos me trafikun.