Arrestohet trajneri i PSG-së, Christophe Galtier me djalin e tij. Dyshja janë ndaluar nga policia në Nice pas akuzave për diskriminim nga ish-drejtori sportiv i Galtier te Nice, Julien Fournier.
Galtier që pritet së shpejti të shkarkohet nga posti te Paris Saint-Germain për ta dorëzuar stafetën te Luis Enrique, aktualisht është duke dëshmuar në polici ndërsa në këtë mes është i përfshirë edhe djali i 56-vjeçarit, John.
Hetimi në lidhje me çështjen e diskriminimit ka nisur prej muajit prill ku Galtier akuzohet se në kohën kur drejtonte Nice gjatë sezonit 2021/2022, ka pasur sjellje raciste dhe islamofobe ndaj lojtarëve të tij.