-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushëriri tregon tmerrin që pa me sy: Babë e bir i gjeta të gjakosur brenda makinës

Kryesoret

Kanë kaluar më shumë se 24 orë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e babë e bir në Dukagjin. Policia e Shkodrës ende nuk ka asnjë pistë apo të dyshuar konkret për ekzekutimin e babë e bir, pasditen e së enjtes në njësinë administrative Pult të Dukagjinit.

Ish-polici Gjok Gurra 57-vjeç, dhe djali i tij 31-vjeçar Edurad Gurra u qëlluan për vdekje, ndërsa ishin në automjetin e tyre dhe mendohet se ndaj tyre ishte zënë pritë duke i qëlluar me breshëri armësh.

Nuk përjashtohet pista e lidhjeve të 57-vjeçarit Gjok Gurra me ish-kolegët e tij të policisë në dhënien e informacioneve për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Njeriun e parë që policia mori në pyetje pas ngjarjes ka qenë kushëri i viktimave.

Ai ka qenë personi që i ka njoftuar që të shkonin në shtëpinë e tyre ku kishin jetuar më parë në fshat. Banesa ishte përfshirë nga flakët. Kushëriri ka treguar se e mori Gjokën në telefon për ta njoftuar dhe 57-vjeçari me djalin u nisën për në fshat.

Por, vijon më tej kushëriri, në një moment teksa po fikte zjarrin që kishte përfshirë shtëpinë dëgjoi disa të shtëna.

Shkoi drejt vendin nga dëgjoi të shtënat dhe konstatoi makinën ndaluar. Babë e bir ishin brenda të vdekur dhe gjakosur si pasojë e plumbave.

Kurth, pritë dhe plumba! Si u vranë babë e bir në kthesë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit