-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Landfilli i Sharrës “i nxjerr ujin e zi” lumit të Erzenit

Kryesoret

Pasditen e 19 janarit 2022, dy inspektorë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbërritën në landfillin e Sharrës në periferi të Tiranës për të verifikuar një ankesë dhe e gjetën kompaninë koncesionare në shkelje ligjore.

Sipas raportit të inspektimit, që BIRN e disponon, kompania Integrated Energy B.V SPV nuk kishte instaluar impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura dhe i shkarkonte ato  në mënyrë të pakontrolluar në basenet ujore pritëse.

Agjencia e konsideroi episodin si kundravajtje administrative dhe e urdhëroi kompaninë që të pezullonte aktivitetin e shkarkimeve të lëngëta, deri në vendosjen në punë të impiantit. Ajo e penalizoi gjithashtu kompaninë Integrated Energy me një gjobë prej 1 milion lekësh dhe e quajti problemin të mbyllur.

Por një vit e gjysmë më vonë, BIRN dokumentoi se kompania koncesionare e landfillit të Sharrës vazhdon t’i shkarkojë ujërat e ndotura të dekompozimit të mbetjeve në lumin e Erzenit – çka përbën sipas ekspertëve një shkelje shumë të rëndë të standardit mjedisor me pasoja afatgjata në mjedis dhe shëndetin e njerëzve.

Në fillim të qershorit, BIRN filmoi një rrjedhë me ujë të zi dhe erë kalbësire që zbret për gati 1 kilometër nga kodra ku ndodhen pirgjet e plehrave brenda rrethimit të landfillit të Sharrës. Uji i zi shkarkohet fillimisht në një kanal tjetër me ujë dhe derdhet më pas në Erzen, ku ndotja në ngjyrë të zezë dallohet me sy të lirë prej së largu…lexo KETU lajmin e plotë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit