Ish-kryeministri Sali Berisha konferencën e përjavshme me gazetarët e nisi duke denoncuar sërish problemet e zgjedhjeve të 14 Majit. Njoftoi se raporti i plotë i grupimit që drejton do të publikohet javën tjetër. “Raporti do të paraqitet javën tjetër. Më pas ka një projekt që do të paraqitet qark pas qarku” tha Berisha.