-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron porosit prindërit t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron u kërkoi prindërve të premten që t’i mbajnë adoleshentët në shtëpi dhe propozoi kufizime në media sociale për të shuar trazirat që u përhapën në të gjithë Francën pas vrasjes fatale nga policia të një shoferi 17-vjeç.
Protestat kanë rezultuar deri më tani me arrestimin e rreth 900 personave.

Pas një takimi të dytë krize me ministra të lartë, Macron pohoi se platformat e mediave sociale si Snapchat dhe TikTok luajtën një “rol të konsiderueshëm” në nxitjen e akteve të dhunës gjatë trazirave të kësaj jave.

Macron tha se qeveria e tij do të punojë me kompanitë e teknologjisë për të vendosur procedura për “heqjen e përmbajtjes më të ndjeshme”.

Autoritetet franceze planifikojnë gjithashtu të kërkojnë, kur është “e dobishme”, identitetet “e atyre që përdorin këto rrjete sociale për të thirrur për trazira ose për të përkeqësuar dhunën”, tha presidenti francez.

Deklaratat e liderit francez pasuan natën e tretë të trazirave në të gjithë Francën që kur një oficer policie qëlloi dhe vrau adoleshentin të martën në periferi të Parisit.
Protestuesit ngritën barrikada, ndezën zjarre dhe qëlluan fishekzjarrë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, topa uji dhe granata trullosëse.

Policia tha se të paktën 200 policë janë plagosur. Qeveria e Macronit ka vendosur 40,000 oficerë për të rivendosur rendin.

Macron nuk shpalli gjendje të jashtëzakonshme, një taktikë e përdorur nga një qeveri e mëparshme franceze në vitin 2005 për të shuar trazirat pas vdekjes aksidentale të dy djemve ndërsa ata iknin nga policia. /REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit