Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Fushë-Kosovë, pasi një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj të mitur.
Mediat kosovare bëjnë me dije se kanë qenë ekipet emergjente ato që kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e rëndë, para se nëna të hidhte nga ballkoni i banesës djalin 6-vjeçar.
Dyshohet se e reja vuan sëmundje të shëndetit mendor dhe se jetonte e vetme me djalin e saj në banesë. Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.