-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistrimi në universitet/ Rregullat e reja për maturantët (Vendimi)

Kryesoret

Në datë 2 Tetor do të nisë viti i ri akademik në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar rregullat e reja të regjistrimit. Nuk do të jenë më tre faza, por një më pak. Më pas mund të vazhdohet nëse do të ketë kuota të lira.

“Sot miratova udhëzimin për Procedurat e Aplikimit dhe Regjistrimit në Institucionet e Arsimit të lartë, ku kemi sjellë disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024:

➡️ Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies.

➡️ Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

➡️ Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.

➡️ Kandidatët e regjistruar me diplome të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve.

➡️ Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL” shkruan Kushi.

Lexo KETU urdhrin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit