-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shko tako prokurorin”! Zarfin plot, si dekonspiroi polici për të shpëtuar të arrestuarin?

Kryesoret

Pas tetë muajsh hetime, sot SPAK shpalli në kërkim një oficer të policisë gjyqësore në Tiranë për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion. Gjithçka lidhet me arrestimin e Ermir Llagaçit. Ky i fundit pasi u prangos nis lëvizjet dhe familjarët i ofrojnë OPGJ-së, Fatbardh Lala 50 mijë lekë të reja për t’i dhënë prokurorit dhe gjyqtarit me qëllim që ta nxirrnin nga qelia.

Oficeri i mori përsipër duke premtuar se do të ndikonte për të çuar zarfin. SPAK thotë se nga përgjimet ka rezultuar se OPGJ-ja flet në telefon me nënën e të arrestuarit, Tefta Llagaçi duke i thënë se duhet të takonte prokurorin.

Ermir Llagaci sipas SPAK i ka paguar edhe avokatit shumën prej 300.000 lekësh, duke qenë në dijeni se 150 mijë lekë do të jepeshin me qëllim që ai të ushtronte ndikim te gjyqtarët e Apelit, të cilët ishin tre, dhe secilit do ti jepej shuma prej 50.000 lekësh.

Grupi i hetimit ka grumbulluar prova se oficeri i policisë gjyqësore ka konsumuar edhe veprën penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” pasi ka përcjellë të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacion e ka disponuar për shkak të punës si oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Këto të dhëna Oficeri i Policisë Gjyqësore ia ka transmetuar nënës së shtetasit të akuzuarit nëpërmjet telefonit madje duke rekomanduar që të familjarët e të pandehurit të takoheshin me prokurorët” thotë SPAK. Oficeri i policisë gjyqësore nuk është arrestuar pasi ka mundur që të arratiset jashtë vendit.

Ka korrupsion! SPAK futet brenda prokurorisë së Tiranës, oficeri arratiset

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit