Ditën e sotme është anuluar eventi vjetor i muxhahedinëve në kampin e Manzës.
Sipas raportimeve ABC News brenda kampit nuk kishte shkruar asnjë i ftuar amerikan, në një shenjë të parë të heqjes së mbështetjes për ta nga Uashingtoni.
Ndërkohë në hyrje të kampit vijon të qëndrojë një patrullë e policisë, si edhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kontrollojnë çdo makinë që hyn e del në kamp. Kontrolle të cilat po zhvillohen prej ditësh pasi dyshohet se muxhahedinët përgatisnin sulme kibernetike në dëm të Iranit.
Prokuroria e posaçme ka nisur hetime ndaj anëtarëve të kampit Mekpër disa vepra penale, nga ajo e “provokimit të luftës” “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike” të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal pas incidenteve të krijuara disa ditë më parë pas kontolleve të zhvilluara nga policia e shtetit.