-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri i Spanjës në Kiev: Jemi me ju

Kryesoret

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez mbajti një fjalim në parlamentin e Ukrainës, pikërisht sot më 1 korrik 2023, datë kjo që përkon me marrjen e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Spanja.

“Faleminderit për vizitën tuaj të rëndësishme dhe mbështetjen e popullit tonë,” tha Zelensky në rrjetet sociale, pas takimit me kryeministrin spanjoll.

“Është jashtëzakonisht simbolike që kjo vizitë të bëhet në ditën e parë të presidencës spanjolle të BE-së”, shtoi ai.

Sanchez e shfrytëzoi këtë vizitë për të lajmëruar një paketë të re me ndihma për Ukrainën para parlamentit. Paketa e re prej 55 milionë eurosh synon të mbështesë bizneset e vogla dhe shkollat, sipas medias spanjoll El Mundo.

“Ne jemi me ju dhe do të jemi për aq kohë sa të ketë nevojë”, duke shtuar se “dua të ju tregoj se do ta mbështesim Ukrainën, pavarësisht çmimit.

Doja që veprimi i parë i presidencës spanjolle të Këshillit të Bashkimi Evropian të jetë në Ukrainë bashkë me Zelenskyn”, shkroi Sanchez në Twitter.

Kryeministri i Spanjës raportohet se udhëtoi në Ukrainë përmes Polonisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit