Deklaratat e kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, gjatë një takimi elektoral të PSOE në Gibraleón, në Andaluzi, kanë shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet izraelite.
Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, e ka akuzuar Sánchez për “hipokrizi” dhe për qëndrime armiqësore ndaj shtetit hebre, duke theksuar se këto qëndrime janë të papranueshme për një lider që mban marrëdhënie me regjime që shkelin të drejtat e njeriut.
“Nuk do të pranojmë një qasje hipokrite nga dikush që mban marrëdhënie me regjime totalitare që shkelin të drejtat e njeriut, si Turqia e Recep Tayyip Erdoğan dhe Venezuela e Nicolás Maduro,” shkruante Saar në një postim në rrjetin social X. Ai shtoi se një qeveri që merr falënderime nga regjimi i Iranit dhe organizata terroriste, sipas tij, është angazhuar në përhapjen e antisemitizmit.









