Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka apeluar masën arrest me burg. Dosja është depozituar në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.
Gjici kërkon lirimin nga qelia. Ai u arrestua më 24 Qershor për korrupsion. Videoja e skandalit doli në 16 Qershor.
Në arrest shtëpie është gruaja me të cilën Gjici u filmua duke bërë seks në zyrë. Sapo mbaruan aktin seksual, gruaja Alma K. i kërkoi një tender për qentë e rrugës.
Gjici pranoi dhe nisi procedurat dhe për këtë arsye akuzohet për korrupsion.