-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tahiri: Rama i dha lamtumirën “Ballkanit të Hapur” pa u skuqur fare

Kryesoret

Ka ardhur reagimi i parë nga Kosova pasi Edi Rama mbylli nismën e “Ballkanit të Hapur”. Edita Tahiri Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë shprehet se Rama ‘as nuk u skuq’ që ishte pjesë për disa vite me radhë e një projekti ruso-serb.

“Edi Rama i dha lamtumiren sot “Ballkanit te hapur’ – madje pa u skuqur fare qe u be pjese e ketij projekti hegjemon ruso-serb per disa vite…” shkruan ajo në Facebook.

Në pritje të samitit të radhës mes tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, ku ishin të ftuar edhe vende të tjera të rajonit me shpresën se do të zgjerohej më tej, kryeministri Edi Rama papritur u shpreh se nisma e “Ballkanit të Hapur” e kishte përfunduar misionin për të cilin lindi dhe se tani do të fokusohej “kokë e këmbë” të “Procesi i Berlinit”.

Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë” tha sot Rama.

Koha i dha të drejtë Kurtit! Si lindi dhe pse Rama e mbylli “Ballkanin e Hapur”?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit