-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Bill Klinton, Rama zbulon detaje nga pritja: Event publik përpara Kryeministrisë

Kryesoret

Ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton pritet që me datë 3 korrik të vizitojë Shqipërinë. Në lidhje me ardhjen e Klinton në Tiranë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit, Edi Rama i cili ka zbuluar detaje nga vizita e ish-presidentit amerikan.

Do t’i bëjmë një mirëseardhje shqiptare, do t’i japim mundësinë të njohë pak nga Tirana. Do të kemi një event publik përpara Kryeministrisë në mbrëmjen e datës 3 në orën 19:00. Ai do të flasë do të mbajë një fjalë përpara qeverisë, pastaj do të dalë nga aty dhe do të kemi shumë të ftuar”, tha kreu i qeverisë.

Rama gjithashtu shtoi se ardhja e ish-presidentit është mbajtur sekret vetëm për shkak të ndryshimit të agjendës së Bill Klinton.

Unë e kam ftuar presidentin Klinton prej disa kohësh, kjo është një vizitë e planifikuar dhe e parashikuar prej disa kohësh, të cilën e kemi mbajtur sekret vetëm për ndonjë arsye të ndonjë befasie që mund të ishte agjenda e Presidentit amerikan dhe takimi është një takim për ta bërë të mundur prezantimin me Shqipërinë të Presidentin Klinton”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij shtoi se Klinton ka vozitura Kosovën dhe që atëherë i është dërguar ftesa për në vizitë në vend.

Ai ka qenë në Kosovë, ai e njeh Kosovën, por ai nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri. E kemi provuar kur kemi qenë të ftuar në një nga samitet e ‘Clinton Global Initiative’ në Nju Jork.

Që atëherë i kam thënë Presidentit që duhet të vijë të vizitojë dhe Shqipërinë. Kemi pasur kontakte me Zonjën e Parë, kemi një marrëdhënie miqësore dhe më në fund janë krijuar kushtet që presidenti do të vijë”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare për “Euronews Albania”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit