-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AP: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin Wagner

Kryesoret

Imazhet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, tregojnë atë që dukej të jetë një kamp i sapondërtuar i stilit ushtarak në Bjellorusi, ndërsa sipas komenteve të një grupi gueril bjellorus dhe disa zyrtarëve, ai mund të përdoret për të strehuar luftëtarët e grupit mercenar Wagner.

Imazhet e siguruara nga kompania “Planet Labs PLC” sugjerojnë se dhjetëra tenda u ngritën brenda dy javëve të fundit në një ish-bazë ushtarake jashtë Osipovichit, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Në një fotografi satelitore të bërë më 15 qershor, nuk ka asnjë shenjë të rreshtave të strukturave të bardha dhe jeshile që janë qartësisht të dukshme në një imazh të mëvonshëm, të datës 30 qershor.

Udhëheqësit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarëve të tij, iu ofrua strehim në Bjellorusi, javën e kaluar, pasi Minsku ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund asaj që dukej të ishte një kryengritje e armatosur nga grupi mercenar.

Trupat e Wagner-it që kishin luftuar përkrah forcave ruse në Ukrainë, morën nën kontroll një bazë ushtarake në Rusinë jugore dhe marshuan qindra kilometra drejt Moskës, në dukje, pa hasur rezistencë.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij, një aleat i ngushtë i Moskës dhe i varur prej saj, mund ta përdorte përvojën dhe ekspertizën e grupit Wagner dhe njoftoi se ai u kishte ofruar luftëtarëve një “bazë ushtarake të braktisur” për të ngritur kampin./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit