-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Qeverisë së Kosovës ia kemi komunikuar masat ndëshkuese që më 28 qershor

Kryesoret

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar gjatë mbrëmjes së 1 korrikut se Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

“Kosova, për keqardhje, akoma nuk i ka bërë hapat e domosdoshëm. Prandaj BE-ja, siç kishte paralajmëruar në deklaratën e tij në emër të shteteve anëtare më 3 qershor përfaqësuesi i Lartë [Josep Borrell], ka marrë vendim për implementimin e disa masave”, thuhet në këtë përgjigje.

Në përgjigjen për REL-in, më pas numërohen masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.

Ato përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

“Komisioni Evropian i ka njoftuar autoritetet e Kosovës më 28 qershor [për këto masa]. Këto masa janë të përkohshme dhe krejtësisht të kthyeshme varësisht nga zhvillimet në terren dhe vendimet për shtensionim të situatës nga ana e kryeministrit [të Kosovës, Albin] Kurti”, thuhet në përgjigje./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit