-sidi education-spot_img
11.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Bërxullës: Dorëzuam projektin tonë, nuk kemi asnjë përgjigje

Kryesoret

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë paraditen e sotme kundër projektit projektit Thumanë-Kashar që prek banesat e tyre.

Në protestë ata kanë kërkuar ndryshimin e projektit dhe dëmshpërblim me vlerën e tregut dhe jo me çmimin që ka vendosur qeveria.

Kryeplaku i Bërxullës, Muharrem Koni deklaroi se institucionet po i bëjnë bisht drejtësisë dhe se nuk e dinë se çfarë është ky projekt.

Gjithashtu ai tha se i kanë dorëzuar bashkisë një propozim për projekt nga ana e tyre dhe se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

“Unë ia kam dërguar në datën 19 bashkisë këtë projekt, dhe ende sot nuk kam marrë asnjë përgjigje. Puna për këtë projekt vazhdon.

Ai është devijuar dhe është vështirësuar nga ana teknike, kjo për shkak të planit dhe mënyrës se si po ndërtohet.

Për mendimin tim ky projekt duhet të ketë disa mbikalime, por edhe rrugë dytësore, për të cilat ne nuk kemi informacion.

Për shkak se ajo do jetë një rrugë më pagesë, projekti duhet të përfshijë edhe rrugë dytësore, alternative për ata që nuk duan të hynë në autostradë dhe të paguajnë. Lidhur me dëmshpërblimin akoma nuk kemi asnjë lloj përgjigje.

Këta i ka bërë firma ‘Gener 2’. Me kalimin e kohës një pjesë e banorëve edhe mund të kenë bërë kompromise, por zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë përgjigje lidhur me banesën, pronën si edhe specifikat e projektit.

Ne jemi edhe zona që preket më shumë nga ky projekt, pasi fshati dhe pronat tona ndahen në dy pjesë”, tha kryeplaku i Bërxullës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit