Shqipëria Bëhet” ka protestuar sërish mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë. Ndërkohë forca policisë kanë mbërritur për të hequr karriget e vendosura.
Ndërsa gjatë tentativës për t’i larguar janë krijuar edhe tensioneve. Në këto momente efektivë të policisë, kanë shoqëruar në komisariat një nga aktivistët.
Pas kësaj Adriatik Lapaj bashkë me mbështetës të tij janë nisur drejt Komisariatit numër 1.
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u ka kërkuar policisë të lirojnë protestuesin e arrestuar nga policët civilë.
Gjatë protestës janë dëgjuar edhe thirrjet “Lironi Mirelin, lironi Mirelin”.
Nga ana tjetër protestestuesit u kanë kërkua forcave të policisë të respektojë ligjin dhe mos të zbatojnë urdhrat e paligjshëm të eprorëve të tyre, të cilët bashkëpunojnë me krimin dhe klanet kriminale.









