Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, mesa duket nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.
Ditën e sotme ajo ka përfunduar në spital dhe dhe këtë ajo e ka bërë vetë të ditur për ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një foto në InstaStory nga spitali, ku tregon barkun e saj i cili është i mbushur me pulla të kuqe.
Ndërsa krahas saj ka shkruar: “Sot në mëngjes një vizitë në spital”.