Bebe Rexha ka marrë disa gjatë spektaklit të parafundit të turneut të saj në SHBA pas incidentit të regjistruar disa ditë më parë.
Këngëtarja u plagos nga një fans pasi ai hodhi një celular në fytyrë muajin e kaluar. Për shkak të plagëve Rexha ka mbajtur një palë syze mbrojtëse, të cilat e bënë të dukej si një superheroinë kur doli në skenë në Los Angeles të premten mbrëma.
Pas incidentit Bebe publikoi foto me njërin sy të nxirë, duke i siguruar fansat e saj se ishte mirë.
Sulmuesi i dyshuar po përballet me akuzat për kundërvajtje për ngacmim dhe sulm.
Kur perdja u ngrit, Bebe Rexha doli në qendër të skenës e veshur me një pelerinë verbuese me ngjyrat blu dhe të zezë.
Artistja mori mikrofonin në Teatrin Wiltern, duke i thënë publikut se kishte dy rregulla për mbrëmjen: “Mos i hidhni telefonat dhe argëtohuni”.