Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në lidhje me ndotjen akustike si dhe për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës.
Nga kontrollet e zhvilluara u konstatuan në paligjshmëri 6 lokale: 3 në Dhërmi dhe në Vlorë, si dhe nga 1 subjekt në Durrës, Elbasan dhe Tiranë.
Nga ky operacion janë proceduar penalisht 10 persona me detyrë pronarë, menaxherë dhe muzikantë pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.
Policia ka sekuestuar pajisjet e muzikës.
Në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, janë konstatuar 3 subjekte ku ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar.
Për këto raste janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas, konkretisht I. D., S. H., P. P., E. M., D. H., I. M. dhe E. P.
Në Durrës u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. A., 50 vjeç.
Në Tiranë, në unazë të re, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali, shtetasin L. K., 36 vjeç.