Një “shpërthim i fuqishëm” ndodhi pranë një aeroporti ushtarak në Rusinë jugore. Mediat lokale e raportuan këtë.
Sipas kanalit Telegram Mash, shpërthimi goditi qytetin port të Primorsko-Akhtarsk, në rajonin Krasnodar. E njëjta media ia atribuon shpërthimin rrëzimit të një rakete nga mbrojtja ajrore.
Nga shpërthimi nuk ka lëndime. Ndërkohë, këshilltari ukrainas Anton Gerashchenko postoi një video që tregon pasojat e shpërthimit duke shkruar:
“ky është një aeroport nga i cili lëshohen dronët dhe raketat kundër Ukrainës”.