-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla fton opozitën “pro amerikane”: Ejani në ceremoninë për dekorimin e Clinton

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në Tiranë vjen ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Kryeministri Edi Rama do ta dekorojë me “Yllin e Mirënjohjes”. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ftoi opozitën, pro amerikane që të jetë pjesë e ceremonisë.

Vizita e Clinton në prag të ditës së Pavarësisë së Amerikës është e mirëseardhur dhe opozita duhet të jetë pjesë e kësaj. Rama do të dekorojë zotin Clinton për kontributin, jo vetëm atë që lidhet me pavarësinë e Kosovës, por marrëdhëniet e shkëlqyera. Mos u vetë-përjashtoni, është ceremoni e hapur. Duhet ta respektoni ftesën për të qenë pjesë e kësaj ceremonie. Në një ambient të hapur” tha ai.

Më herët Jorida Tabaku u shpreh se “i uroj mirëseardhjen Clintonit në Tiranë. Kjo po trajtohet si vizitë private”. Ndërkohë që Tritan Shehu i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës pasi ra “Ballkani i Hapur”. “Një kryeministër që është impenjuar kaq shumë në atë çështje që u bë “hi dhe pluhur” gjëja e parë që duhet të bënte është që të jepte dorëheqjen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit