Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka nisur vizitën e tij në Tiranë, ku do të qëndrojë deri ditën e nesërme. Ai do të nderohet me titullin e rëndësishëm “Ylli i Mirënjohjes” më pas do të mbajë një fjalë në hyrje të Kryeministrisë.
Jashtë ambienteve ndodhen ministra e deputetë, jo vetëm të shumicës, por edhe pakicës. Mes tyre është edhe Lulzim Basha. Ndërkohë që janë të pranishëm edhe personalitete të tjerë, Alfred Moisiu, etj.
Deputetët e opozitës që janë të pranishëm;
Agron Gjekmarkaj
Fatmir Mediu
Agron Duka
Selaudin Jakupllari
Lulzim Basha
Merita Bakiu
Enkelejd Alibeaj
Orjola Pampuri
Arbi Agallii
Dhurata Çupi
Emilia Koliqi
Jorida Tabaku