Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton gjatë vizitës në Tiranë rrëfeu një moment emocionues që i kishte ndodhur disa vite më parë në Nju Jork me një shqiptar nga Kosova.
“Kur isha në një restorant në Nju Jork me 12 njerëz dhe një kamarier erdhi të merrte porosinë. Pa kush ishte aty. Uli tabakanë që kishte ujin, u ul në gjunjë dhe më pa dhe më tha; falë teje familja ime është gjallë.
Dhe njerëzit e tjerë më të cilët isha nuk e kishin idenë se cfarë po ndodhte. Kudo në Nju Jork i gjen shqiptarët nga Kosova. Ai foli pak me njerëzit aty për jetën familjare që kishte kaluar. Vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar diçka të lavdishme këtu” tha ai.