-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta gjermane: Qortimet vetëm e trimërojnë Vuçiçin të ndërsejë huliganët

Kryesoret

E përditshmja konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ka botuar të shtunën një koment në të cilin thekson se krizat në veri të Kosovës dhe në Bosnjë-Hercegovinë, ku lideri i serbëve Millorad Dodik janë të ndërlidhura mes vete. Sipas FAZ Serbia po i teston kufijtë sa larg mund të shkojë. Beogradi nuk ka hequr kurrë dorë nga “Serbia e Madhe”. Ky projekt tani mban vulën e një nocioni tjetër, atë të “botës serbe”. Ky formulim jo rastësisht është huazuar nga modelet ruse.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” nënvizon se Serbia aktualisht është duke e furnizuar Ukrainën me armë, andaj BE dhe SHBA-të nuk janë të gatshme t’i bëjnë presion Beogradit. Qeveria e Kosovës, sipas FAZ, nuk po i lexon si duhet shenjat e kohës. Raportet me SHBA-në, mbrojtësen më të rëndësishme të projektit të shtetësisë së Kosovës, kanë arritur pikën më të ulët. Kjo gazetë supozon se raporti me SHBA-të mund të riparohet ndoshta lehtë nëse në Prishtinë do të kishte pak fleksibilitet. Në Washington dhe Bruksel ekziston pikëpamja se pakicës serbe në Kosovë duhet t’i lejohet themelimi i një bashkësie të komunave për të vetëqeverisur jetën e përditshme. Paraardhësi i kryeministrit Albin Kurti, i akuzuari për krime të luftës Hashim Thaçi, ka nënshkruar një marrëveshje për themelimin e bashkësisë së komunave serbe.

Gazeta thekson se pranimi i asociacionit të komunave serbe është i vështirë për Kosovën, sepse Prishtina me të drejtë mund të pyes se çfarë fiton Kosova si kundërshpërblim nëse edhe njëherë i zgjeron të drejtat edhe ashtu të mëdha të pakicës serbe. Shqetësimet në Prishtinë se asociacioni mund të paraqes rrezik për shtetin ashtu si republika e serbëve në Bosnjë, sipas FAZ, janë të tepruara. Pakica serbe në Kosovë numerikisht nuk e ka fuqinë ta shkatërrojë shtetin kosovar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit