-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dogji lokalin Noizyt, burg pa afat për kushëririn

Kryesoret

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat kushëririn që i dogji lokalin këngëtarit të njohur, Noizy. Eraldo Musteqja akuzohet për djegien dy herë të lokalit dhe gjithashtu vendosjen e flakës derës së shtëpisë së nënës së këngëtarit.

Reperi i njohur, Noizy sqaroi pak ditë më parë se Eraldo Musteqja është rritur nga familja e tij dhe ndërroi fe duke u kthyer në një besimtar ektremist.

“Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.

Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.

The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro ??” shkruante Noizy pak ditë më parë.

Noizy: Mami e rriti fëmijë, kushëriri i dogji shtëpinë dhe mua dy herë lokalin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit