Banorët në njësinë e Bradasheshit në Elbasan u zgjuan sot të tmerruar. Telat e tensionit të lartë ishin këputur duke rënë mbi çatitë e shtëpive dhe një pjesë në tokë.
Fatmirësisht njerëzit shpëtuan. Por orenditë shtëpiake u dogjën. Jo për herë të parë, por sipas banorëve për herë të tretë. Shteti nuk duket gjëkundi. Shqetësimi i banorëve është i madh.
“Na i kanë shkatërruar të gjitha, kjo ishte më fatale sepse nuk u shkarkua asnjë lloj stakimi i automatit. E mira është të merren masa sepse ndonjë nga ne mund të mbesë viktimë.
Hera e tretë që më ndodh. Si ka mundësi të shpërthejnë telat në një tension. Këtu është defekti gjithmonë. Si ka mundësi?
Duhet të bëhet verifikimi çfarë na është dëmtuar nëpër shtëpi dhe të rregullohet. Janë përvëluar 3 shtyllëzime” tha një tjetër banor.