-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elton Kila tregon sulmet ndaj biznesit të tij në Elbasan: Nuk kam lidhje me krimin

Kryesoret

Elton Kila, i njohur si Ot Kila, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, duke folur për dy ngjarje që shkatërruan biznesin e tij në vitet 2017 dhe 2018. Ai tha se dy sulmet ndaj sallonit dhe servisit të tij mbeten ende të pa zbuluara dhe autorët e tyre nuk janë identifikuar.

Kila theksoi se në vitin 2017 humbën jetën tre automjete nga zjarri, ndërsa në 2018 servisi i tij u dogj përsëri, ndërkohë që ai ndodhej në paraburgim për një dokument të ardhur nga Italia. Ai sqaroi se nuk kishte dijeni për autorët dhe se vetëm kishte dëgjuar disa emra pa mundur të japë prova konkrete.

Në lidhje me ngjarjet kriminale në Elbasan, Kila mohoi çdo përfshirje. Ai tha se ditën kur u plagos Nuredin Dumani, ishte jashtë vendit me familjen, dhe se nuk kishte pasur asnjë konflikt me të. Po ashtu, ai deklaroi se kishte pasur kontakte profesionale me Florenc Çapjan dhe njohje familjare me Suel Çelën, pa lidhje me aktivitet kriminal.

Për masakrën e Bradasheshit dhe vrasjen e Lulzim Bitrit, Kila tha se i ka mësuar nga mediat dhe nuk ka njohje personale me autorët. Ai nënvizoi se pas çdo ngjarjeje ka qëndruar larg dhe nuk ka marrë pjesë në ngjarje kriminale, duke i lënë çështjet “në dorë të ligjit dhe Zotit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit