Kryeprokurori Olsian Çela u shpreh sot në Kuvend se policia gjyqësore është një nga pikat më të dobëta të sistemit. Megjithatë, më tej ai theksoi se është arritur që çdo prokuror të jetë të paktën një OPGJ.
Gjatë fjalës së tij, prokurori Çela ka thënë se për vitin 2022 janë regjistruar 111 procese të verifikimit të plotë të të dhënave të formularëve të vetëdeklarimit të subjekteve të këtij ligji. Nga këto kërkesa, për verifikim të plotë të regjistruara në vitin 2022, prokurori Olsian Çela thotë se rezulton se për 76 kërkesa, ka përfunduar procesi i verifikimi të thelluar, ndërsa për 35 kërkesa, procesi i verifikimit ka vijuar për vitin 2023.
Prokurori shprehet se shkaku kryesor i mospërfundimit dhe vijimit edhe për vitin 2023 të të gjithë proceseve të verifikimit të të dhënave në formularët e vetëdeklarimit, vazhdon të jenë vonesa në kthimin e përgjigjeve, për informacionin e kërkuar, nga autoritetet e huaja policore dhe gjyqësore, si dhe mungesa e një regjistri të shtetasve shqiptar të dënuar jashtë vendit.