16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeprokurori u ngrit dhe iku! Çfarë ka brenda dosja që i kujtoi Bardhi?

Kryesoret

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë raportuan drejtuesit e institucioneve të drejtësisë. Më pas e morën fjalët deputetët. Kryetari i grupit të PD-së zyrtare Gazment Bardhi kishte në shënjestër kryeprokurorin Olsian Çela.

Deputeti demokrat i kujtoi Çelës një dosje, por kur ngriti kokën për ta parë nëse ishte në sallë, Bardhi tha se “Kryeprokurori qenka larguar”. Por çfarë ka brenda kjo dosje? Gazment Bardhi përmendi vetëm numrin e dosjes “335/1” dhe numrin e targës së personit që ishte nën hetim dhe që sipas tij kryeprokurori aktual, kur ishte prokuror e shpëtoi.

Ne vazhdojmë për fat të keq të kemi një drejtësi ku Prokurori i Përgjithshëm merr bekimin e mazhorancës në këtë sallë, vetëm pasi provon se është besnik i familjes kryeministrore dhe hedh në erë një dosje të tërë, duke veçuar procedimin me nr. 335/1 dhe duke shpallur të paidentifikuar atë që e identifikon lehtësisht cdo qytetar në rrugë, por që për Prokurorin e Përgjithshëm, asokohe prokuror i çështjes, mbetet edhe sot e kësaj dite si “personi i moshës 45 vjec me flokë të shkurta”, apo “përdorues i automjetit me targa AA653DM” tha ai.

Disa fjalë i kishte edhe për KLP-në, që brenda po emëron familjarin e katërt të deputetes socialiste Ermonela Felaj në prokurorinë e Tiranës. “KLP emëron 4 persona të një familje në prokurorinë e Tiranës. Por i vetmi shqetësim i KLP-së ka qenë pse drejtuesi i saj do i nënshtrohet vettingut. Qoka dhe ndere për të çuar familjarët sa në një prokurori në tjetrën” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit